Një bombë e pashpërthyer nga Lufta e Dytë Botërore, e zbuluar në afërsi të aeroportit në Frankfurt, dje është çaktivizuar me sukses, kumtoi policia gjermane. Bomba me peshë 250 kilogramë është zbuluar dje rreth mesditës në afërsi të qytetit Kelsterbah, në vetëm disa qindra metra nga aeroporti më frekuentues gjerman, njofton DPA. Para se të çaktivizohet bomba, autoritetet gjermane e kanë bllokuar magjistralen e afërt dhe linjën hekurudhore. Bomba të pashpërthyera nga koha e bombardimit mbi Gjermaninë gjatë Luftës së Dytë Botërore akoma gjenden shpesh.