En Arbor, 24 shkurt – Biblioteka në shtëpinë studentore të Universitetit në Miçigan është mbyllur për shkak të rrezikut nga merimangat helmuese.
Nëpunësit universitarë para ca kohësh kanë zbuluar merimanga të një lloji mesdhetar në bodrum dhe objektet e largëta të lagjes studentore në kampusin En Arbor, njofton Si-Bi-Es Njuz.
“Ka filluar pastrimi i disa pjesëve të kampusit ku janë paraqitur merimangat”, deklaroi zëdhënësja e universitetit Kim Brokhajzen.