Bariu 29-vjeçar A.A. nga fshati strugan Podgorci është dyshuar se ka kryer sulm seksual ndaj holandezes 55-vjeçare në fshatin Vevçan, derisa ajo ka fotografuar kope të deleve. Rasti është denoncuar në orën 20:30 në Sektorin policor Veleshtë. Të njëjtën ditë, siç kumtoi MPB-ja, rreth orës 14:30 në fshatin Vevçan, derisa e dëmtuara ka fotografuar kope të deleve, bariu i është afruar dhe ka kërkuar që ai ta fotografojë së bashku me kopenë.
Pasi e ka fotografua, K.S.K. është përshëndetur me bariun dhe është nisur drejt automjetit të saj. Në atë moment personi me përdorimin e forcës fizike e ka shtrirë në tokë, është shtrirë mbi të dhe ka filluar ta prekë nëpër pjesët intime të trupit. Kryerësi i është kërcënuar me thikë që të mos jep rezistencë dhe ka vazhduar në qëllimin e tij. Në një moment e dëmtuara ka arritur që të largohet nga ai dhe është nisur drejt automjetit. Bariu është nisur pas tij, e ka hapur derën nga ana e bashkudhëtarit dhe nga çanta e saj ka marrë portofolin nga i cili ka marrë rreth 2.000 denarë, me ç’rast është nisur në drejtim të panjohur. Po ndërmerren masa për gjetje të kryerësit dhe për ndriçim të plotë të rastit.