Një banor 29 vjeçar nga Shkupi mbrëmë në polici ka paraqitur se djali i tij nuk jep shenja jete, informon gazeta Koha.
“Më 03.01.2019 rreth orës 07,35 në Stacionin policor Çair, M. M (29) nga Shkupi ka paraqitur se në të njëjtën ditë rreth orës 06,00 në shtëpinë e tij ka vërejtur se djali i tij nuk jep shenja jete. Nga ekipi i Ndihmës së shpejtë është konstatuar se ai kishte ndërruar jetë. Është bërë ekspertiza dhe me urdhër të Prokurorit public do të bëhet obduksioni”, thonë nga MPB. (koha.mk)