Strugë, 8 shkurtë – Një banor i fshatit Oktisi në Strugë, në oborr ka kultivuar trungje të kanabisit, ndërsa gjatë bastisjes në shtëpinë e tij është gjetur edhe marijuanë, deklaroi SPB-ja e Ohrit.
Pas bastisjes së kryer në shtëpinë e personit me iniciale N.P (34) nga Oktisi, siç thuhet në kumtesë, në oborr janë gjetur dhe marrë saksi me trungje të llojit bimor Kanabis dhe droga marijuanë.
Zyra e jashtme për punë kriminalistike në stacionin policor në Strugë, ka shtruar padi penale deri te Prokuroria Publike kompetente kundër N.P. për shkak të dyshimit për kryerjen e veprës penale “prodhim i pautorizuar dhe shpërndarjen e lëndëve narkotike, substancave psikotrope dhe prekusorëve”. (koha.mk)