Shkup, 16 janar – J.T (38) nga fshati Brailevë ka vdekur nga zjarri që dje e përfshiu shtëpinë e tij. Siç kumtoi MPB-ja, rasti është denoncuar dje në mesditë, në ora 12:00.
Vdekjen e J.T e konstatoi mjeku i Ndihmës së shpejtë mjekësore. Zjarri u shua, ndërsa u bë inspektim nga ana e prokurorit publik, si dhe nga ekipi inspektues të SPB Prilep. Shkaqet për zjarrin nuk janë të cekur në Buletinin e sotëm të MPB-së. (koha.mk)