Shkup, 27 dhjetor – Prokuroria Themelore Publike e Shkupit deri te Gjykata Themelore Penale Shkup parashtroi aktpadi kundër një personi nga Saraj për vepër penale “Prodhim i paautorizuar dhe lëshimi në qarkullim të drogave narkotike, substancave psikotrope dhe prekusorëve”, njofton KOHA.
Siç kumtoi Prokuroria Publike, gjatë kontrollit të oborrit të shtëpisë nga shtëpia e të akuzuarit në Saraj, janë zbuluar 40,19 gramë drogë narkotike mrijuan, e paketuar në paketime të vogla në një kuti të gjelbërt plastike, si dhe 2,63 gramë fara kanabisi.
Prokurori publik kompetent deri te Gjykata dorëzoi edhe Propozim për vazhdimin e masës paraburgim për të akuzuarin, duke vlerësuar se nëse lëshohet të mbrohet në liri ai mund ta përsëris veprën penale apo të tentojë të arratiset. (koha.mk)