Shkup, 10 janar – Një 66-vjeçar nga Prilepi sot e ka humbur jetën pasi automjeti me të cilin po drejtonte doli nga rruga në magjistralen Veles – Shkup. Ministria e Punëve të Brendshme informon se bashkudhëtarja ka marrë lëndime.
“Sot rreth orës 09:35 në magjistralen Veles – Shkup një automobil ‘Mazda’ me targa të Prilepit, i drejtuar nga V.S (66) nga Prilepi në të cilin bashkëudhëtarë ka qenë D.S (88) nga Prilep doli nga rruga. Në vendin e ngjarjes, ka humbur jetën V.S ndërsa në Spitalin e përgjithshëm në Veles nga mjeku i D,S u konstatuan lëndime. Trupi i të ndjerit u dorëzua për autopsi me urdhër të prokurorit publik”, kumton MPB.
Ekspertizë në vendin e ngjarjes ka bërë prokurori publik dhe ekipi i ekspertizës nga SPB Veles.