Shkup, 9 prill – Banori i Prilepit I.R. (37) fizikisht ka sulmuar, shantazhuar dhe vodhi një bashkëqytetar të tij për shkak të një statusi në “Fejsbuk” kundër tij.
Siç informon MPB, B.M.(36) ka denoncuar se dje rreth orës 19 derisa ka ecur në këmbë në rrugën “Llazo Filiposki” e ka goditur automjeti i udhëtarëve “Jugo”, nga i cili ka dalë I.R. (37) së bashku me edhe një person. Kanë filluar t’i kanosen lidhur me një status në “Fejsbuk” të cilin ai e ka shkruar prë I.R., me ç’rast fizikisht e kanë sulmuar.
B.M. ka arritur të ikë dhe ka hyrë në njërën nga shtëpitë në afërsi, ndërsa pas tij kanë hyrë edhe dy personat dhe kanë vazhduar ta godasin, ndërsa I.R. i ka kërkuar të holla, ia ka marrë pasaportën dhe i ka thënë që të nxjerrë gjithçka nga xhepat. Pronarja e shtëpisë ka thënë se do të thërrasë polici dhe në atë moment sulmuesit kanë ikur.
Po ndërmerren masa për ndriçim të plotë të rastit.