Tetovë, 3 prill – Një tridhjetë e trevjeçar nga Piroku i Tetovës është arrestuar pas ndjekjes ne policinë gjatë orës policore e cila filloi në rajonin e Gostivarit, ndërsa ka përfunduar në Siriçinë të Tetovës. Në këtë rast 33 vjeçari ka lënduar një polic, ka dëmtuar një automjet të policisë dhe një pikëpagesë.
“M.A. (33) nga Piroku i Tetovës duke drejtuar me automjetin “folsfagen pasat” me targa të Gjermanisë, në të cilin më vonë janë zbuluar mbetje të materies së pluhurit të bardhë, fillimisht nuk është ndaluar në shenjën e policisë në Toplicë dhe Vrapçishtë të Gostivarit dhe ka vazhduar të ikë. Në një moment, duke u kthyer mbrapa, me automjetin është përplasur në nëpunësin policor dhe e ka lënduar”, bëri të ditur SPB Tetovë.
Ai ka vazhduar të ikë nëpër autostradën Gostivar – Tetovë.
“E ka dëmtuar pikëçagesën, është drejtuar në drejtim të Zhelinës dje nëpër rrugën lokale për në Siriçinë, ndërsa rrugës është përplasur dhe ka dëmtuar edhe dy automjete të policisë të MPB-së. Në shenjë të paralajmërimit të ndalojë, nëpunësit policorë kanë shtënë disa herë. Pastaj në Siriçinë të Tetovës, nëpunësit policorë të SPB Tetovë e kanë privuar nga liria”, informon policia e Tetovës.
Personi është arrestuar në Stacionin Policor Tetovë dhe pas ndriçimit dhe dokumentimit të plotë të rastit do t’i përgatiten parashtresa për disa vepra penale.