Një banor i Kumanovës në paraburgim për shitje të kokainës

32

Shkup, 24 tetor – Një diler nga Kumanova gjendet në paraburgim për shitje të drogës. Policia gjatë bastisjes i ka gjetur kokainë.

Siç kumtoi MPB, dje në mbrëmje gjatë bastisjes te D.D.(28) nga Kumanova është gjetur kokainë.

“Ai është arrestuar në stacionin policor, është biseduar pastaj është ngritur padi penale për shkak të ekzistimit të bazave të dyshimit për vepër enale të kryer “prodhimtari të paautorizuar dhe lëshim në qarkullim të drogave narkotike, substancave psikotrope dhe prekursore”, citohet në kumtesën policore.

Nga ana e Gjykatësit për këtë procedurë është caktuar masë paraburgimi.(koha.mk)