Shkup, 4 qershor – Një banor i fshatit Banicë të Strumicës dje e ka sulmuar shitësen e një dyqani pasi ajo nuk i kishte dhënë birrë me pagesë të shtyrë. Burri i revoltuar fizikisht e sulmoi edhe bashkëshortin e saj dhe më pas me edhe disa persona e kanë demoluar dyqanin.
Në lidhje me rastin, janë arrestuar K.R. (20), A.R. (26), D.R. (25), që të gjithë nga f. Banicë dhe janë mbajtur në stacionin policor për procedurë të mëtejme. Pas zbardhjes dhe dokumentimit të plotë të rastit do të parashtrohen parashtresa adekuate.