Shkup, 24 shkurt – Prokurori publik nga Prokuroria themelore publike Shkup dha urdhër për zbatimin e procedurës hetuese kundër një banori 20-vjeçar të Haraçinës, për shkak të dyshimit të bazuar për shitje të palejueshme të marihuanës.
Siç kumtoi Prokuroria, i dyshuari në shtëpinë e tij në Haraçinë, në mënyrë të paautorizuar, për shkak të shitjes, ka mbajtur marihuanë me masë neto prej 1007,8 gramë, të fshehur në bodrumin e shtëpisë, Droga është gjetur dhe marrë gjatë bastisjes në shtëpi, më 23 shkurt.
Për shkak të rrezikut që i dyshuari të fshihet apo ikë, por edhe mundësisë për ta përsëritur veprën, prokurori publik kompetent, gjykatësit të procedurës paraprake pranë Gjykatës themelore penale Shkup i parashtroi propozim për caktim të masës së paraburgimit.(koha.mk)