Një avokate e rreme ka mashtruar qytetarë që t’ua ulë tatimin e qarkullimit të patundshmërive

30

Shkup, 29 nëntor – SPB Shkup ka ngritur kallëzim penal kundër 42-vjeçares, J.I. nga Shkupi për shkak të dyshimit të bazuar, se duke u prezantuar si avokate ka mashtruar qytetarë se do t’ua zvogëlojë tatimin e qarkullimit të patundshmërive, ndërsa mjetet financiare që është dashur t’i paguajë për tatim i ka përvetësuar.

“Në periudhën nga qershori i deri në gusht të vitit 2017 e denoncuara, duke u prezantuar si avokate gjoja e punësuar në një zyrë avokatie si nëpunëse administrative, me prezantim të rremë dhe fshehje të fakteve, ka mashtruar persona, duke u premtuar në mënyrë  të rreme se do t’ua zvogëlojë qarkullimit të patundshmërive, si dhe se do të kryejë pagesë për tatimin e pronës për shtëpinë e një të dëmtuari. Mjetet e marra financiare për shërbimet i ka shpenzuar për nevoja personale, me çka është bërë me dobi pronësore jokushtetuese në vlerë të përgjithshme prej 120.600 denarëve”, kumtoi MPB.

Comments are closed.