Berlin, 6 nëntor – Një avokat holandez, i cili jeton në qytetin kufitar Gronau, sot u qëllua gjatë një sulmi serioz ndaj tij, kumtuan autoritetet gjermane dhe ndërmarrja holandeze e avokatëve, transmeton gazeta KOHA.
“Sulmuesit hapën zjarr ndaj një automjeti të bardhë me targa holandeze”, deklaroi prokurori nga Munsteri, Martin Bocenhard, zyra e të cilit po e udhëheq hetimin. Ai tha se viktima është në spital edhe se nuk ka informacione për gjendjen e tij, por foli me autoritetet pas sulmit.
Oda holandeze e avokatëve shkroi në profilin e tyre në Tuiter se janë të shokuar nga atentati, duke saktësuar se viktima ishte avokati, Filip Shola.
Ai është avokati i dytë holandez që u sulmua javët e fundit.(koha.mk)