Në mëngjesin e sotëm në orën 6.30 në rrugën Negotinë – Veles në afërsi të pikës së pagesës nga rruga ka dalë automjeti ku lëndime të lehta trupore kanë marrë dy persona.
Siç informon për MIA-n, Verolub Dodevski, zëdhënës i SPB Veles bëhet fjalë për dy shtetas të huaj, hungarezë të cilët kanë dalë nga rruga, të cikët kanë marrë lëndime të lehta trupore. Ata, me automjet të Ndihmës së Shpejtë janë dërguar në kontroll në Spitalin e Përgjithshëm të Velesit.
Nga Spitali i velwsit siç informon zëdhënësja Marina Andonova në mëngjesin e sotëm, rreth orës 8 në spital janë pranuar dy shtetas të huaj, një burrë dhe një grua të moshës mesatare.