Një autobus nga Maqedonia është rrokullisur në Serbi në rrugën magjistrale Prokuple – Bllacë, informojnë mediat serbe, transmeton gazeta Koha.
Siç merret vesh, destinacioni përfundimtar i udhëtarëve ishte Kopaoniku. Sipas informatave të para katër persona janë të lënduar rëndë, ndërsa disa kanë kaluar me lëndime të lehta.
Ekipet e ndihmës së shpejtë kanë arritur menjëherë në vendin e aksidentit. (koha.mk)