Një autobus i vendit tonë ka ngecur nën një urë në Plovdiv

Shkup, 26 maj – Një autobus nga Maqedonia e Veriut është përplasur në një urë në Pllovdiv pasi që shoferi nuk e ka parë shenjën që tregon lartësinë maksimale të mjeteve të transportit që mund të kalojnë nën urën e qytetit.

Siç publikoi sot televizioni bullgar “Nova”, në autobus ka pasur dy shoferë, të cilët nuk kanë marrë lëndime të rënda. Pas incidentit autobusi ka mbetur pa pjesën e sipërme.

Është dëmtuar pjesa e sipërme e autobusit, ndërsa disa dritare janë thyer. Testi për praninë e alkoolit  në gjak për të dy shoferët ka qenë negativ.