Brisbejn, 12 nëntor – Australiania e cila akuzohet se u kishte vënë gjilpëra luleshtrydheve në rastin e sabotimit me profil të lartë, është motivuar nga “ligësia”.
Gjyqtarja, Kristin Roni tha se Maj Ut Trin (50) e cila u arrestua dje për shkak të dyshimeve se ka vendosur gjilpëra për qepje në kutitë me luleshtrydhe, tha se motivi i saj ka qenë “ligësia nga hakmarrja”.
Policia në Brisbejn sot në mëngjes kumtoi se tek luleshtrydhet me gjilpëra është gjetur ADN-ja e Trin, e cila ka punuar si mbikëqyrëse e fermave për luleshtrydhe, njofton Bi-Bi-Si. Gjykatësja saktësoi se ajo gjatë disa muajve ka vendosur gjësende metalike në fruta, ndërsa mediat lokale pohojnë se ajo ka dashur t’i shkaktojë dëm financiar fermës ku ka punuar.
Nëse shpallet fajtore, ajo ballafaqohet me dënim me burg deri në 15 vjet.
Në Australi në shtator u hap hetim që të zbulohet se kush po vendos gjilpëra për qepje të fshehura në luleshtrydhet që shiten në marketet dhe në tregjet në mbarë vendin. Incidentet shkaktuan panik masiv në Australi, ndërsa shërbimet druanin se janë të mundshme paraqitje të imituesve të veprës. Disa brende i tërhoqën produktet e tyre, ndërsa zinxhirët më të mëdhenj për shitjen e frutave dhe perimeve ndaluan me shitjen e luleshtrydheve australiane si masë parandalimi.
Kultivuesit e luleshtrydheve shprehën brengosje se kjo do ta dëmtojë industrinë e cila vlen rreth 130 milionë dollarë australianë në vit.