Athinë, 8 prill – Ndalesa për lëvizje të qytetarëve dhe ora policore prej orës 20:00 deri në orën 8:00 që është në fuqi në qytetin grek Kostur, siç duket, ishin mundësi e mirë që një arushë me dy të vegjlit e saj, mbrëmë vonë të shfaqet në pjesën afër liqenit.
Sipas mediumeve lokale, pjesa konkrete e liqenit në Kostur, në kushte normale është shëtitore dhe dhe është përplot me qytetarë.
Arushat janë vërejtur nga banorët e qytetit të cilët menjëherë e njoftuan grupin për intervenime, ndërsa përgjegjësi i ekipit, Nikos Panajotopulos për agjencinë greke të lajmeve ANA-MPA sqaron se karantina në kombinim me mungesën e ushqimit kanë krijuar kushte që arusha së bashku me të vegjlit e saj të vijnë në qytet.(koha.mk)