Uashington, 10 janar – Anija ushtarake e dedikuar për mbajtjen e raketave e Marinës ushtarake “Grejuli”, sot ka lundruar në Detin Baltik.
Siç njofton korrespondenti i MIA-s nga Uashingtoni, anija, e cila është kryesuese e skuadriljes së Grupit të parë të përhershme detare të NATO-s, mund të mbajë 56 raketa me krahë “Tomahavak” dhe është i përforcuar me sistem për mbrojtje kundër raketore “Ixhis”.
Prania ushtarake e SHBA-së dhe e NATO-s nga fillimi i vitit rritet në ujërat territoriale jugore dhe veriore të Evropës, si përgjigje e, siç pohon, “sjelljes agresive të Moskës në det dhe në ajër”.
Forcat ruse në nëntor të vitit të kaluar në Ngushticën e Kerçenit konfiskuan tre anije ukrainase dhe e mbajtën tërë ekuipazhin. Marinarët ende janë në paraburgim në Rusi. Gjuajtësit rusë rregullisht fluturojnë ose takojnë anije dhe aeroplanë të NATO-s dhe SHBA-së në afërsi të ujërave territoriale evropiane.