Tripoli, 11 shtator – Një anije humanitare për shpëtim “Uiking nga Oqeani”, që ndodhet në Detin Mesdhe, sot ka bërë apel te autoritetet italiane dhe malteze të lejojnë evakuim mjekësor të një gruaje shtatzënë dhe vend të sigurt për zbritjen edhe të 83 emigrantëve, të cilët ndodhen në anije.
Anija, që lundron nën flamurin norvegjez, me të cilën së bashku udhëheqin SOS Mesdhe dhe Mjekë pa Kufij, të dielën ka shpëtuar 50 emigrantë nga në gomone, duke përfshirë edhe një grua e cila është në muajin e nëntë të shtatzënisë, transmetuan mediat amerikane.
“Uiking nga Oqeani” të hënën, megjithatë, ka shpëtuar 34 emigrantë nga një anije e vogël pasi në të ishte shpallur gjendje e jashtëzakonshme. Anijes i është bërë thirrje që emigrantët t’i dërgojë në Zavijah, në Libi, që ishte refuzuar sepse emigrantët kanë konsideruar se Libia nuk është vend i sigurt.