Një alpiniste e ka humbur jetën dhe një person nga ekipi i shpëtimit është lënduar rëndë në Alpet, pasi iu këput kavoja me të cilën ngriheshin drejt helikopterit të shpëtimit. Mashkulli dhe femra kanë kërkuar shërbim shpëtimi pasi janë gjendur në një situatë të rëndë afër Trofajahut, në pjesën jugore të Austrisë.
Atje është dërguar një helikopter nga i cili është lëshuar kavo shpëtimi, me qëllim që t’u ndihmojë të ngjiten në fluturake. Por, kur personat janë ngjitur në kavo, ajo është këputur dhe ata kanë rënë nga lartësia e lartë në humnerë, njoftoi një përfaqësues i policisë austriake. Person nga ekipi i shpëtimit është në gjendje kritike.