Londër, 27 nëntor – Njëri ndër aleatët më të afërt të kryeministres britanike Thereza mej, ish ministri i Mbrojtjes Majkëll Falon, sot bëri të ditur se në Parlament nuk do ta mbështesë marrëveshjen për Bregzitin.
Ai vlerësoi se negociatorët britanikë duhet të kthehen në Bruksel që të arrijnë marrëveshje më të mirë. I pyetur për atë n[se do të votojë kundër marrëveshjes së ofruar, ai tha: Siç tani po qëndrojnë punët – po. Mendoj se ajo nuk na e jep sigurinë e nevojshme dhe për këtë shkak është rrezik.
Mej ka 15 ditë t’i bindë deputetët se është e pamundur të arrihet një marrëveshje më e mirë, ndërsa ministri i Bregzitit Stiven Barkli pranoi se votimi do të jetë sfidë dhe vlerësoi se Britania e Madhe do të jetë në “ujëra të trazuara” nëse Parlamenti voton “kundër”.
Marrëveshjen, të cilën të dielën e arritën Londra dhe Brukseli, në Parlamentin britanik është planifikuar për më 11 dhjetor.