Seul, 27 tetor – Një aeroplan spiun amerikan fluturoi në afërsi të Gadishullit Korean sot në mëngjes, në përpjekje për ta monitoruar Korenë e Veriut, publikoi Shërbimi i Monitorimit të Aeroplanëve të Koresë së Jugut.
Siç kumtoi agjencia e lajmeve e Koresë së Jugut Jonhap, aeroplani amerikan E-8C “Xhoint stars” (Joint stars) u vu re në qiell mbi Detin e Verdhë.
I njëjti aeroplan u vu re duke realizuar operacione të shtunën njëjtë mbi Detin e Verdhë.
Aeroplani fluturon në afërsi të Koresë së Veriut pas akuzave se Pheniani mund të testojë armë të reja në prag të zgjedhjeve presidenciale të SHBA-së, të planifikuara më 3 nëntor.
Lideri i Koresë së Veriut Kim Xhong-un më 10 tetor paralajmëroi se do të vazhdojë ta forcojë sistemin e mbrojtjes së vendit, ndërsa në parakalimin ushtarak në Phenian u prezantua një raketë e re balistike ndërkontinentale.
Pheniani dhe Uashingtoni i pezulluan bisedimet mbi programin bërthamor të Koresë së Veriut vitin e kaluar.