Moskë, 1 nëntor – Një aeroplan rus pasagjerësh Suhoj Superxhet 100 (SS-100) sot ishte i detyruar që të aterojë në Siberi për shkak të një defekti të një nga motorët, transmeton gazeta KOHA.
Kompania ajrore “Jamal” kumtoi se aeroplani normal ateroi dhe nuk ka persona të lënduar.
Aeroplani me rreth 80 pasagjerë fluturoi për Shën Petersburg, por goditi një zog me çka u dëmtua një nga motorët.
Suhoj superxhet 100 është aeroplani i parë civil i prodhuar në Rusi pas rënies së Lidhjes Sovjetike në vitin 1991. Këta aeroplanë gati se nuk shiten jashtë vendit për shkak të mirëmbajtjes së shtrenjtë.
Një Suhoj superxhet 100 në vitin 2012 u rrëzua në Indonezi me çka humbën jetën 45 persona, ndërsa në maj të këtij viti pasi shpërtheu një zjarr në aeroplan gjatë aterrimit të detyruar humbën jetën 41 persona.(koha.mk)