Denizli, 19 nëntor – Guvernatori i zonës turke Denizli, Hasan Karahan bëri të ditur se në vendin Bashkarxhi është rrëzuar një aeroplan i vogël, dhe se në vendin e aksidentit janë drejtuar ekipet e shpëtimit, lajmëroi agjencia Anadollu.
Karahan për Nadollu deklaroi se bëhet fjalë për një aeroplan për trajnim të pilotëve, i cili është rrëzuar pas fluturimit nga aeroporti “Ajdin Çildur”.
Ai theksoi se në fluturake ka pasur dy persona dhe se në terren janë drejtuar shërbimet kompetente të shpëtimit.