Moskë/Podgoricë, 10 korrik – Një aeroplan i kompanisë malazeze “Montenegro erlajns”, i cili ka fluturuar në relacionin Tivat-Moskë, sot detyrimisht ateroi në aeroportin në qytetin rus Kaluga, pasi piloti e ka humbur vetëdijen, njoftoi agjencia TASS.
“Derisa aeroplani afrohej drejt Moskës dhe ulej, kapitenit iu përkeqësua gjendja dhe e humbi vetëdijen. Për këtë shkak, aeroplani duhej detyrimisht të aterojë në Kalluga, në jugperëndim të Moskës”, deklaroi një përfaqësues i shërbimit për aviacion.
Aterimi i detyrueshëm kaloi me rregull dhe askush nuk u lëndua.