Një adoleshent thyen rekordin 22-vjeçar në garën e 1500 metrave

Atleti etiopian Samuel Tefera, 19 vjeç, ka vendosur ditën e diel, në mitingun e Birmingamit (Angli), rekordin e ri botëror në garën e 1500 metrave në sallat e mbyllura. Tefera dha kohën 3’31”04, duke përmirësuar me 14 të mijëtat rekordin e mëparshëm, 3’31”18, që ishte vendosur në vitin 1997, nga marokeni El Guerrouj.

Rekordi i mëparshëm ishte vendosur në Shtutgard 22 vite më parë, por rezistoi më shumë se dy dekada. Gara e zhvilluar në Birmingam ishte e fortë dhe atletët ishin kompakt deri në 200 metra nga fundi, kur Tefera u shkëput dhe fitoi garën. Kjo është hera e dytë që atleti nga Etiopia fiton në këtë turne, pasi edhe vjet triumfoi, por pa rekord.