Një djalë 16 vjeçar, gjysmë ore pas mesnate është sulmuar në autobusin e NQP-së “Shkup” me numër 57, i cili qarkullon në relacionin nga Kozle deri në Radishan.
Siç kumtoi MPB, djali është sulmuar nga tre persona me të cilët më parë së bashku ishin në ditëlindje te shoqja e tyre në një kafiteri në Qendër. Arsyeja e sulmit ka qenë një mosmarrëveshje paraprake. Sulmuesit pastaj kanë zbritur në stacionin e autobusit përballë “Furrës së vjetër” në Çair dhe kanë ikur.
Rastin në polici e denoncoi nëna e djalit, L.N. (39). Policia po ndërmerr masa për zbardhjen e tërësishme të rastit.