Driton ZENKU
Gostivar, 17 janar – Gostivari është qyteti i lindjes i Abdylhaqim Hiqmet Doganit. Në mesin e autorëve të abetareve do të shquhej edhe Abdylhaqim Hiqmet Dogani (1880-1955), i cili vjen nga një familje me tradita të hershme fetare dhe patriotike. Për shumë vite me radhë babai i tij kishte shërbyer si myfti i Gostivarit. Dogani ka qenë ndër mësimdhënësit e parë të rrethit të Gostivarit, dhe ndër nxënësit e tij ka qenë edhe i ndjeri Sheraf Kaso, i cili la pas vetës dokumente të rëndësishme mbi shëmbëlltyrën e tij si një nga figurat eminente të kombit shqiptar.
“Jam krenar që jam nxënës i klasës së parë të rilindësit shqiptar nga Gostivari, Abdylaqim Dogani. Në vitin 1941 e kam pasur mësues dhe na i jepte të gjitha lëndët. Ai jo vetëm na mësonte shkrimin e këndimin, por ishte edhe edukues fetar dhe i edukatës morale. Ai, nga të gjitha lëndët më së miri e njihte aritmetikën, njohurinë e natyrës e të tjera. Deri në vitin 1940 ishte mësues i edukatës fetare dhe morale. Por, me hapjen e shkollës së parë në gjuhën shqipe, ai u bë menjëherë mësues i parë i saj. Në atë kohë në Gostivar nga popullata më së shumti aplikohej gjuha turke, të cilën gjendje e pëlqente edhe sundimi serb. Këtë e dinte edhe pedagogu ynë Abdylaqim Dogani, i cili kishte një përparësi nga mësuesit e ardhur nga Normalja e Elbasanit”, ka shkruar Kaso, i cili kujton momente interesante nga kjo periudhë e shkollimit të tij. “Në atë kohë prindërit na ndalonin që të merremi me sport. Një ditë mësuesi i jonë i thirri prindërit dhe i bindi atë se nxënësit duhet të merren me aktivitete të lira, ku binte edhe sporti. Si vendas Abdylaqim Dogani i njihte të gjithë familjet e Gostivarit. Ai gjithashtu e njihte shumë mirë gjendjen sociale të nxënësve. Të gjithë mësuesit tjerë konsultoheshin me të për shumë probleme që kishin të bëjnë me relacionin nxënës-familje”, ka shkruar Kaso.
Gjatë pushimeve verore në shkollën fillore “Vaso Pasha” , që gjendej në lagjen Varosh , afër pazarit, nxënësve u jepej ushqim falas. Listën e përgatiste Abdylaqim Dogani, i cili gëzonte në popull një autoritet të madh, sepse pjesës dërmuese u kishte dhënë mësim më parë nga edukata fetare. Ai ishte caktuar për reformat sociale dhe i takonte partisë demokratike dhe kish qenë deputet në vitin 1924. Gjatë luftës së dytë botërore kishte organizuar demonstrata të qeta kundër matrapazëve, të cilët donin t’i shfarosnin artikujt më elementar ushqimor , kripën, vajgurin, për t’i shtrenjtuar pastaj sipas dëshirës. Gjatë periudhës së Luftës së Dytë Botërore, Abdylaqim Dogani përgatiti edhe abetaren e parë në gjuhën shqipe. Kjo abetare gjendet në Bibliotekën Universitare në Shkup. Në bazë të përvojës në arsim, ai përgatiti më vonë edhe një abetare tjetër, por Ministria e arsimit të Maqedonisë nuk e botoi. Pasi përfundoi studimet e larta në Stamboll, ndoqi rrugën e mësuesisë. Ai ushtroi detyrën e profesorit të gjuhës shqipe në Shkollën Normale (“Darul-mu`allimin”) të Shkupit. Por, kontributi i tij kryesor konsiston në fushën e tekstologjisë, sepse “si didakt, ai mban autorësinë e të paktën 16 teksteve shkollore, të cilat janë të shkruara në gjuhën turke”. Me dëshirën e babait të tij ai regjistrohet në Fakultetin e Teologjisë në Stamboll. Atje njihet me Sami Frashërin dhe bashkëpunon me të në shumë sfera. Për shkaqe familjare, ai detyrohet të kthehet në vendlindje, ku Ministria e Arsimit i jep diplomën e mësuesit.
Djali i tij, Naim Dogani , me të cilin punoja si mësues, një ditë më tregoi disa gazeta me shkronja arabe, dhe ma lexoi një vjershë me titull ” Vajza shqiptare”. Ai në atë vjershë vinte në pah trimërinë, urtinë, aftësinë, ndershmërinë dhe çiltërinë e vajzës shqiptare. Edhe pse kishte shkruar në gjuhën turke dhe arabe, atij zemra i digjej më shumë për alfabetin dhe gjuhën shqipe. Ai gjithnjë në revista shkruante se pengesë më e madhe e përvetësimit të alfabetit shqip është përdorimi i mëtejshëm i alfabetit arab nga shqiptarët. Abdylaqim Dogani insistonte në modernizimin e procesit të mësimit fetar, larg metodave dhe praktikave mesjetare. Ai nuk pushoi së ndihmuari mësuesve të rinj, me biseda, ligjërata pedagogjike, orientuese, ndihmë shoqërore. Si rezultat i kësaj ishte edhe botimi i abetares në gjuhën shqipe, në vitin 1946, me shënimin “Punuem nga Abdylaqim H . Dogani, mësues në Gostivar”. Përveç Abetares, Abdylaqim Dogani, ka botuar edhe 16 artikuj studimorë, ose punime të veçanta pedagogjike. “Mësuesi im i parë i shquar botoi edhe vepra të tjera në fushën e albanologjisë, një fjalor Turqish-frëngjisht, arabisht e tjera. Disa nga këto vepra unë i ruaj në bibliotekën time personale. Gjithashtu unë kam edhe një material të cilin e ka përgatitur në vitin 1947 , me kërkesë të ministrisë së shkencës. Ky punim ka të bëjë me Toponiminë e Gostivarit, i cili ndër të tjera thotë se Gostivari është fjalëformim nga gocë e Tivarit”, ka shkruar Kaso. Për veprimtarinë e tij të shquar patriotike ky personalitet duhet të zë vendin e merituar në historinë tonë kombëtare, pasi ky patriot shqiptar dha kontribut të madh në shtrirjen e arsimit në hallkën elementar të shkollave fillore ne Komunën e Gostivarit. Ky ishte njëri ndër veteranët që punoi për çështjen kombëtare duke kultivuar në brezat e rij elementet më thelbësore të kombit, gjuhës, shkollës dhe kulturës kombëtare. Për familjarin dhe trashëgimtarin e familjes Dogani, ish deputeti dhe nënkryetar i Parlamentit të Maqedonisë, Besim Dogani, është nder dhe kënaqësi që ka pasur një personalitet të shquar i cili potencialin e tij e ka shkrirë për mirëqenien e popullit shqiptar dhe kjo në vete është mirënjohja më e madhe që një familje mund ta pranojë. “Megjithatë, me sinqeritetin më të madh falënderoj shtetin shqiptar që ndër të parët e njohu veprimtarinë e Abdylaqim H . Doganin duke e dekoruar me urdhrin “Naim Frashëri”, shton Besimi. Urdhri dhe Medalja “Naim Frashëri” u jepet arsimtarëve të institucioneve parashkollore, tetëvjeçare, të mesme e të larta dhe kuadrove mësimore-edukative të institucioneve të tjera arsimore, të konvikteve etj.
Dogani krahas mësimit të drejtpërdrejt kontribuoi edhe në zhvillimin e më shumë lëmive që ishin në funksion të zhvillimit të mbarë kombit. Abdylaqim Dogani deri në fund të veprimtarisë së vet ngeli parimor në përcaktimin kombëtar. Atë populli e deshi dhe e ndërroj kudo që punoj, aj sot mban emrin e veteranit të arsimit dhe tani në rrjedhat demokratike aj gradualisht e zë vendin e vet ku e ka dhe ku e meriton. Për familjarin dhe trashëgimtarin e familjes Dogani, ish deputeti dhe nënkryetar i Parlamentit të Maqedonisë, Besim Dogani, është nder dhe kënaqësi që ka pasur një personalitet të shquar i cili potencialin e tij e ka shkrirë për mirëqenien e popullit shqiptar dhe kjo në vete është mirënjohja më e madhe që një familje mund ta pranojë. “Megjithatë, me sinqeritetin më të madh falënderoj shtetin shqiptar që ndër të parët e njohu veprimtarinë e Abdylaqim H . Doganin duke e dekoruar me urdhrin “Naim Frashëri”, shton Besimi. Urdhri dhe Medalja “Naim Frashëri” u jepet arsimtarëve të institucioneve parashkollore, tetëvjeçare, të mesme e të larta dhe kuadrove mësimore-edukative të institucioneve të tjera arsimore, të konvikteve etj.