Shkup, 25 janar – Stacioni policor në Radovish ka dorëzuar kallëzim penal kundër Gj.I. (88) nga fshati Voisllavci, për shkak të ekzistimit të bazave për vepër të kryer penale “abuzim seksual në tentim”. Siç qëndron në buletinin policor, më 16 janar të këtij viti rreth orës 8:10 në fshatin Voisllavci, në afërsi të dyqanit të fshatit, Gj.I. ka tentuar të kryejë abuzim seksual ndaj banores së fshatit.