Bota e modës është sa e bukur edhe e vështirë, por për disa njerëz nuk përbën aspak lodhje apo vështirësi. Nga eksperiencat e shumë njerëzve nëpër botë është vërtetuar se mosha është thjeshtë një numër, që nuk ju pengon të përkushtoheni pas shëndetit dhe bukurisë së shëndetshme të trupit.
Zakonet e mira ushqimore do ju shërbejnë të keni forma të mira trupore edhe për shumë vite më vonë. Muajt e fundit disa aktivistë kanë dëshmuar se jo vetëm kur njerëzit rriten duhet të bëjnë pas bukurisë dhe lumturisë së tyre, por çdo ditë e re duhet të jetë njësoj me kujdesin ndaj vetes.
Një ndër shembujt më frymëzues është edhe shembulli i Yazemeenah Rossit, modeles 61 vjeçare që gazeta KOHA e sjell sot në këtë artikull.
Ajo ka tërhequr vëmendjen në të gjithë botën, sepse nuk është si shumica e modeleve të tjera që reklamojnë rroba banje, të përzgjedhura si shkak i portreteve të seksualizuara.
Rossi si banore në Malibu, Kaliforni synonte të bashkëpunonte me një dyqan online me rroba dhe të brendshme femrash.
61 vjeçarja pavarësisht se në një moshë relativisht të madhe për të reklamuar rroba banje, ishte në formë dhe e bukur. Madje, edhe themeluesi i “Dreslyn Brooke”, Taylor Corcia kishte pohuar të njëjtën gjë për modelen.
Sipas Huffington Post, sipërmarrësi donte që koleksioni i thjeshtë, por i papërpunuar të përqendrohej tek gratë dhe identitetet e tyre, në vend që t’i objektivizonte trupat e tyre.
Kjo është një grua që rrezaton shëndetin dhe vitalitetin, tha Corcia. Ajo është e bindur, kujdeset për veten dhe vizualisht duket artiste. Kjo është e gjitha për të qenë një njeri kaq perfekt, ka inteligjencë dhe besim, prandaj dhe shkëlqen.