Londër, 11 korrik – Britania e Madhe e ka ngritur nivelin e tretë, më të lartë të paralajmërimit për anijet britanike, që lundrojnë në ujërat territoriale të Iranit, deklaroi një përfaqësues anonim i shërbimeve të sigurisë.
Ai theksoi se Britania e Madhe do të jetë vendimtare në mbrojtjen e interesave të saj detare në Gadishullin Persik, duke shtuar se Londra nuk është e interesuar për eskalim të situatës.
Paraprakisht, Qeveria britanike kumtoi se tre anije britanike sot janë përpjekur ta bllokojnë kalimin e një tankeri britanik përmes Ngushticës së Ormutit, por se janë tërhequr pas paralajmërimit nga një anije ushtarake britanike.