Shkup, 7 shkurt – Niveli i ujërave të lumenjve Sateska, Drini i Zi dhe Bregallnica shënon zvogëlim, informojnë nga DPHM.
Në stacionet hidrologjike nivelet e ujërave të larta ende vërehen në lumin Vardar në Jegunovcë, Demir Kapi, Veles dhe Shkup, Treska në Makedonski Brod dhe Pçinja në Banjën e Katllanovës.
Reshjet e shiut dhe shkrirja e dëborës kontribuan në një rritje të ndjeshme të nivelit të ujërave në ujëmbledhësit e lumenjve Vardar (rrjedha e sipërme), Treska, Kiçevska, Satevska.