Niveli i ujit në lumenjtë në Maqedoni është nën mesataren për muajin prill, ndërsa Niveli i Liqenit të Ohrit është për 18 centimetra mbi minimumin e lejuar, tregon gjendja javore hidrometeorologjike.
Sipas matjeve të DPHM, nën mesataren janë nivelet në lumin Vardar në Shkupi, Veles, Jegunoc dhe Demir Kapi, të lumit Treska në Makedonski Brod, të Kriva Reka në Kriva Pallankë, të lumit Bregallnica në Shtip dhe në Strumicë në Sushevë. Në mënyrë drastike më të ulëta se mesatarja janë rrjedhat e lumenjve Pçinja në Banjën e Katllanovës dhe të lumit Cërna në Novaci.