Shkup, 14 mars – Pothuajse dyfish është rritur niveli i ujërave të lumit Vardar në Veles dhe tek Zajçev Rid dhe në lumin Treska tek Makedonski Brod.
Matjet e sotme hidrometeorologjike tregojnë se janë rritur nivelet e lumenjve në shtet me përjashtim të Bregalnicës në Berovë ku është vetëm një centimetër nën mesataren për muajin mars dhe të Cërnarekës, niveli i ujit i të cilit sot është 13 centimetra nën mesataren për muajin mars.
Tek lumenjtë nuk ka zhvendosje drastike në krahasim me mesataren për muajin mars.