Niveli i Liqenit të Ohrit është shtatë centimetra mbi minimumin e lejuar, ndërsa nivelet e ujit në lumenj janë nën mesataren për muajin mars, informoi Drejtoria për punë hidrometeorologjike (DPHM). Sipas DPHM-së, niveli i ujit të Vardarit është më i ulët në vendin matës në Dmeir Kapi dhe është 68 centimetra më i ulët nga e zakonshmja për marsin, prëderisa nivel më të ulët të ujit nga e zakonshmja ka edhe në vendet e tjera matëse të Vardarit. E ngjashme është edhe gjendja me lumenjt e tjerë tek të cilët matet niveli i ujit, ndërsa më larg mesatares janë Crna Reka në vendin matës Novaci, ku niveli i ujit është më i ulët për një metër e tre centimetra dhe Drini i Zi në vendin matës në Llozhan me nivel më të ulët të ujit për 87 centimetra nga e zakonshmja.