Niveli i Liqenit të Ohrit nëntë centimetra mbi minimumin e lejuar

28

Niveli i Liqenit të Ohrit është nëntë cemtimetra mbi minimumin e lejuar, kumtoi DPHM.

Sipas gjendjes javore hidrologjike, nivelet e ujit të lumenjve Vardar afër Jegunocës, afër Shkupit, afër Velesit dhe afër Dmeir Kapisë, Treskës afër Makedonski Brodit, Pçinjës afër Banjës së Katllanovës, Kriva rekës afër Kriva Pallankës, Bregallnicës afër Shtipit, Strumicës afër Sushevës, Crna Rekës afër Novacit dhe Staeskës afër Biotunit, janë nën mesataren për muajin mars.

Në mënyrë drastike më i ulët është niveli i Drinit të Zi afër Llozhanit, lëvizë ndërmjet 31 dhe 41 centimetra përkundër mesatares së marsit prej 127 centimetrave, tregojnë të dhënat për nivelet e ujit të matura sot në mëngjes në orën 7:30.

Comments are closed.