Niveli i liqenit të Ohrit është katër centimetra mbi minimumin e lejuar, ndërsa Liqeni i Dojranit ka edhe 24 centimetra deri në nivelin maksimal të ujit, kumtoi DPHM. Siç tregon gjendja javore hidrologjike, niveli i lumit Drini i Zi në Lozhan është larg nën mesataren për muajin shkurt. Lëviz midis 19 dhe 27 centimetra për dallim nga mesatarja e shkurtit i cili arrin 123 centimetra. Nën mesataren janë edhe nivelet e Pçinja në Banjën e Katllanovës, Kriva Reja në Kriva Pallankë, Bregallnica në Shtip, Strumica në Sushevë dhe Lumi i Zi në Novaci. Lumi Vardar, megjithatë, në Jegunovc shënon nivel të ujit diçka mbi mesataren për muajin shkurt.