Shkup, 2 prill – Nivelet e të gjitha lumenjve dhe liqeneve natyrore në vend janë mbi mesataren për muajin prill, ndërsa niveli i liqenit të Ohrit është një centimetër mbi pikën kritike prej 694 metrash mbi nivelin e detit, tregojnë matjet e fundit nga Drejtoria për Punët Hidrometeorologjike (DPHM).
Megjithatë, nivelet e lumenjve tregojnë një rritje të lehtë krahasuar me dje me përjashtim të Kriva Rekës në pikën matëse në Kriva Pallankë, Cërna Rekës pranë Novacit, Driit të Zi në Lozhan, Sateska pranë Botunit dhe Radika pranë Boshkov Mostit (Urës së Boshkut) ku ka një rënie të lehtë të niveleve të ujit në lidhje me dje.