Niveli i Liqenit të Dojranit është tre herë më i lartë nga mesatarja për muajin nëntor, kumtoi DPHM. Sipas matjeve të sotme hidrologjike, niveli i Liqenit të Ohrit dhe të Prespës është pothuajse në kuadër të mesatares. Ulje shënojnë edhe një pjesë e niveleve të ujërave të lumenjve. Me nivel dy herë më të ulët nga mesatarja janë Treska në Makedonski Brod, Kriva Reka në Kriva Pallankë, Pçinja në Banjën e Katllanovës dhe Sareska në Botun.