Niveli i liqenit të Dojranit mbi mesataren për tetorin

Shkup, 28 tetor – Liqeni i Dojranit edhe sot shënon rritje drastike të nivelit, prej 82 centimetra sa është mesatarja për tetorin, në 174, kumtoi Drejtoria e Punëve Hidrometeorologjike. Matjet hidrometeorologjike tregojnë se niveli i liqenit të Ohrit është nëntëfish më i ulët, ndërsa i Prespës është pak mbi mesataren. Siç kumtoi DPHM, dyfish më të ulëta janë niveli i ujit të Vardarit në Jegunovc dhe Shkup – Zajaçev Rid, Pçinjë afër Banjave të Katlanovës, trefish më i ulët është i lumit Sateska afër Botunit, ndërsa pesëfish më i ulët është niveli i Drinit të Zi afër Lozhanit. Vetëm 12 centimetra mbi mesataren është niveli i Vardarit në Demir Kapi.