Shkup, 31 janar- Nivelet e liqenit të Ohrit, Prespës dhe Dojranit janë në korniza të mesatares për janarin.
Sipas matjeve të sotme hidrologjike, devijime ka në nivelin e ujit të lumenjve.
Tre herë më i ulët se mesatarja për janarin janë niveli i Vardarit në Jegunoc dhe Shkup (Zajçev Rid), ndërsa pothuajse dyfish janë zvogëluar edhe niveli i Cërna Rekës në Novac, Kriva Rekës në Kriva Pallankë, Sateska në Botun dhe i Vardarit në Veles.
Rritje është shënuar në Pçinja në Banjën e Katllanovës.