Shkup, 16 korrik – Nivelet e lumenjve nëpër vend janë rreth nivelit të mesatares për muajin korrik, edhe pse tregojnë disa lëshime.
Sipas matjeve të sotme hidrologjike, Sateska, Drini i Zi, Babuna, Kriva Reka, Tresaka, Pçinja dhe Lepenci shënojnë vlera diçka më të ulëta nga mesatarja, ndërsa nivele më të ulëta ka tek Vardari, Bregallnica, Strumica, Cërna në Novaci dhe Strumica.
Edhe nivelet e liqeneve të Ohrit, të Prespës dhe të Dojranit janë pothuajse në kuadër të mesatares.