Shkup, 5 janar – Nivelet e ujit në lumenjtë Vardar afër Jegunocit dhe lumit Sateska afër Botunit janë pothuajse trefish më të ulëta nga mesatarja për muajin janar, ndërsa e lumit Cërnarekë afër Novacit më shumë se dyfish. Nivel më të madh se zakonisht kanë Drini i Zi afër Lozhanit dhe Pçinjës afër Katllanovës, Vardari afër Demir Kapisë kanë të njejtin nivel me mesataren, ndërsa tek të gjithë lumenjtë e tjerë niveli është më i ulët.
Sipas të dhënave të Drejtorisë për punë hidrometeorologjike – DPHM, zvogëlim të nivelit të ujit në krahasim me dje ka tek të gjithë lumenjtë me përjashtim të Drinit të Zi afër Lozhanit, ku ka rritje minimale dhe Krivarekës afër Kriva Pallankës ku niveli ka mbetur i njejtë. Nivelet e liqeneve të Ohrit, Prespës dhe Dojranit janë në suaza të mesatares së janarit.