Shkup, 20 qershor – Nivelet e pjesës më të madhe të lumenjve në vend janë në kuadër të mesatares për qershorin, tregojnë matjet e sotme hidrologjike.
Sipas DPHRM, përjashtohet Sateska afër Botunit, niveli i së cilës është pothuajse tre herë më i ulët ndërsa dyfish më të vogla janë Drini i Zi afër Lozhanit, si dhe Krivareka afër Kriva Pallankës.
Liqenet e Ohrit, të Prespës dhe të Dojranit janë në kuadër të mesatares.