Njeriu i parë i Policisë kriminalistike federale (BKA), Holger Mundsh deklaroi se institucionet gjermane dhe qytetarët duhet të jenë të përgatitur për përpjekje të reja për kryerjen e sulmeve terroriste në vend. Sipas Munsh, sulmet terroriste në Gjermani janë të mundshme “çdo moment”, ndërsa shkaku për këtë është “transferi i rritur i terroristëve potencial të cilët mbërrijnë në Evropë”.
“Zvogëlimi i territoreve nën kontrollin e Shtetit Islamik në Irak dhe në Siri rezultojnë me angazhime të rritura të radikalistëve islamikë për kryerjen e sulmeve terroriste në një numër të madh shtetesh, veçanërisht në Evropën Perëndimore”, paralajmëron shefi i BKA.
Ai theksoi se shërbimet gjermane të sigurisë i zbatojnë të gjitha masat e mundshme për parandalimin e sulmeve të tilla, të cilat para së gjithash mund t’i kryejnë ata që janë kthyer prej fronteve në Siri dhe Irak. Sipas informacioneve zyrtare të Qeverisë gjermane, mbi 900 shtetas gjermanë apo persona të cilët kanë leje për qëndrim në Gjermani, viteve të fundit janë larguar që të luftojnë në radhët e Shtetit Islamik apo grupe të tjera terroriste.
Vlerësohet se dy të tretat prej tyre janë të aftë për kryerjen e sulmeve terroriste në Gjermani apo në vende të tjera të BE-së, ndërsa sipas evidentimit zyrtar në vend janë kthyer gjysma prej tyre. Mbi 100 persona të cilët janë kthyer deri më tani janë arrestuar ose janë dënuar nga gjykatat gjermane me dënime me burg për anëtarësim në formacione të huaja.