Shkup, 19 mars – Fondacioni Metmorfozis regjistroi nivel jashtëzakonisht të lartë të dezinformatave në disa media vendore dhe në rrjetet sociale në lidhje me koronavirusin (SARS-CoV-2) dhe sëmundjen që e shkakton gjegjësisht COVID-19. Një pjesë e këtyre dezinformatave të publikuara përmbajnë këshilla për qytetarët të cilat janë aq shumë të rrezikshme që mund të shkaktojnë rritje të numrit të të sëmurëve dhe rrezikimin e shëndetit publik. Për këtë shkak ju dërgojmë kontroll ekstensiv të kontrollimeve të publikuara të këtyre dezinformatave të cilat mund t’i ndërmerrni në tërësi duke e përmendur burimin, por mundeni edhe vetë ta kontrolloni vërtetësinë me qëllim që numër sa më i madh i qytetarëve të jenë të vetëdijshëm për rreziqet në të cilat mund të ekspozohen nëse i ndjekin këto rekomandime.
Këto përmbajtje rregullisht azhurnohen nga ana e ekipit tonë dhe mund t’i gjeni në vegëzën në vijim:https://crithink.mk/dezinformaczii-i-manipulaczii-za-noviot-korona-virus-kovid-19/
Dezinformata të demaskuara në lidhje me natyrën e sëmundjes, parandalimit dhe mjekimit
UNICEF-i paralajmëron se në emër të tyre përhapen një varg dezinformatash për koronavirusin.
Koronavirusi nuk pret 4 ditë në fyt që ta largoni me gargarë nga uji me krip ose uthull
As ilaçe nga bimët, e as uji nuk e shkatërrojnë virusin
Virusi nuk vdes në 27 gradë Celsius dhe nuk mënjanohet me ujë dhe çaja.
Gënjeshtër është se nga virusi mbrohemi me ujë për gargarë, antibiotikë, hudhër.
- Koronavirusi nuk është “ftohje” “e parrezikshme” siç thonë antivakserët
- Jo, koronavirusi nuk shërohet me alkool!
- Koronavirusi nuk transmetohet përmes drëgesave të “Ali Express”-it
- Vitamina C dhe propolisi nuk janë ilaç për koronavirusin
- Pirja e ujit të ngrohtë dhe rrezitja nuk e vrasin virusin
Kornizat ligjore dhe standardet gazetareske
- Për përhapjen e lajmeve të rreme për “Kovid 19” mund të përfundohet në burg
- Këshilli për etikë në media bën thirrje që të raportohet me përgjegjësi
- ShGM-ja dhe KEMM-ja me rekomandime për punëtorët mediatikë
Manipulimet politike
Situata në Dibër
Përhapje e papërgjegjshme dhe e rrezikshme e panikut dhe frikës për Dibrën
Dibra nuk mbeti pa epidemiolog
Tentime për shfrytëzimin e skandalit me mjeken-drejtore të Klinikës për Dermatologji në Shkup, e cila është kthyer e infektuar nga rruga në Itali.
- Drejtoresha nuk ka qenë në dasmë te sekretari i përgjithshëm i LSDM-së
- Prezantim keqdashës i mjekes si “manar” i ministrit të shëndetësisë
- Shaka të pahijshme kundër ministrit të shëndetësisë, në kundërshtim me standardet gazetareske
- Demantohen shpifjet për profesorët e shkollës së mesme të mjekësisë në Manastir
- Kundërspin:Shfrytëzimi i epidemisë për pikë politike para zgjedhjeve është joetike
Diskreditimi i personaliteteve
- Publikim tendencioz për diskreditimin e kryetarit të Shkupit, Petre Shilegov
- I rremë është lajmi se Elena Luka është pacientja e sëmurë nga koronavirusi
Pohime të pavërtetuara shkencërisht të cilat e keqpërdorin fenë, besimet fetare ose besëtytnitë
- Publikim senzacionalist dhe i papërgjegjshëm se Nostradamusi e ka paraparë koronavirusin!
- Tekste fetare ruse për profecitë e pretenduara mbjellin panik për koronavirusin e ri
Тeoritë e konspiracionit – tregime të pakonfirmuara efekti përfundimtar i të cilave është zvogëlimi i besimit në institucionet e sistemit dhe vlerat themelore të shoqërisë bashkëkohore
- Teoritë e konspiracionit për koronavirusin si armë biologjike
- Përhapja e teorive të konspiracionit për virusin se krijesë artificiale (antikineze) e industrisë farmaceutike për emisioneve kontaktuese në TVi
- Dezinformata në Greqi për një mjet për dezinfektim të përgatitur që më parë për koronavirusin
Kаrrem për klikime (click bait) – tërheqja e vizitave dhe e pëlqimeve (like) përmes senzacionalizmit dhe shpeshherë prezantimit të rrejshëm të ngjarjeve nga bota sikur të jenë të vendit, që të shkaktohen ndjenja negative të neverisë ose hidhërimit moral ndaj grupeve të njerëzve ose institucioneve
Dezinformata për dhe nga rajonin i Ballkanit
- Nuk është e vërtetë se mostra të dyshimta të koronavirusit janë dërguar nga Kosova në Tiranë
- Teoritë e epidemiologut të pensionuar përhapen në mediat serbe dhe boshnjake
- Dezinformatata për emigrantët në rajon kundrejt atyre për koronavirusin
- Dezinformata për priftërinj të sëmurë në Malin e Zi dhe për maskat kirurgjike në Greqi
- Epidemi dezinformatash për koronavirusin në Serbi dhe në Greqi
- Click-bait:Portale boshnjake gënjyen se virusi është në rajon, ndërsa “bartësi” mbeti në Indi
Dezinformata dhe propagandë në lidhje me vendet e tjera
- Dezinformata ruso-serbe për “shpëtuesit rusë me ilaç për koronavirusin”
- A e ekzekutoi me të vërtetë Koreja Veriore pacientin me koronavirus?
- Përhapje e panikut nga burime të pasigurta për gjoja fshehjen e numrit të të sëmurëve në Kinë
- Kinezët nuk ndërtuan spital për disa ditë, por adaptuan një objekt ekzistues
- Incizimet e quajtura “Tregu i tmerrit” janë nga Indonezia, e jo nga qyteti kinez Vuhan
Lajme
- Seksioni me lajmet më rë reja për korona-virusin i agjencisë së lajmeve Meta.mk.
- Profile kundër dezinformatave @kritink_mk, @vistinomer, @meta_agency