Niveli i ujit të Lumit Vardar është dyfish më i ulët nga mesatarja për muajin gusht në Jegunoc dhe Shkup, Zajçev Rid, si dhe në Drinin e Zi në Lozhan, tregon sot matja hidrologjike e DPHM.
Ulje shënojnë edhe nivelet e Vardarit në Veles dhe Demik Kapi, të Kriva Rekës në Kriva Pallankë, të Bregallnicës në Berovë dhe të Cërna Rekës në Novaci.
Diçka mbi mesataren për muajin gusht janë nivelet e lumenjve të Pçinja te Banka e Katllanovës dhe të Strumicës në Sushevë.